Familja Rexha ne Shkoder, ka njoftuar se ne burgun e Lerionit te Frances ka vdekur biri i saj, Mentor Rexhaj, 36 vjeç, ku vuante denimin qe nga dhjetori i vitit te kaluar. Familjaret kane thene se ishin njoftuar me vonese per kete ngjarje, dhe se autoritetet e burgut jane shprehur se M.Rexha ka kryer vetëvrasje. Por keta e kane vene ne dyshim versionin e policise, dhe pasi e kane pare viktimen e fotografuar, dyshojne se ai eshte dhunuar.
Motra e viktimes, Suela Rexhaj qe ndodhet ne France, eshte kontaktuar nga TV1- CHANNEL, e cila ka deklaruar se ishte lidhur me konsullaten shqiptare ne Paris, por nuk i kane afruar asnje lloje ndihme ! Ajo ka kërkuar qe nje perfaqesues i konsullates shqiptare te shkoje ne burgun e Lerionit per te kontaktuar autoritet e burgut dhe sqaruar vdekjen e Menter Rexhes, por nuk ka gjetur perkrahje !
Gjithashtu ka bere përpjekje per tu lidhur me Drejtorine e Pergjithme Konsullore ne Tirane, por nuk ka gjetur mbështetje ! Ne keto kushte, pjestaret e familjes Rexha nga Shkodra, po qendrojne ne France, ne pritjet te ndërhyrjes se autoriteteve shqiptare per te kërkuar sqarime rreth vdekjes ne burg te Mentor Rexhes.