Prej 48 orësh, pas urdhrit të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, FNSH, Shqiponja, strukturat e policisë vendore të Shkodrës po kryejnë krehjen e akseve kryesore që lidhin Shkodrën me Malin e Zi.
Të pozicionuara në aksin Shkodër-Hani i Hotit, Shkodër-Muriqan, dhe Shkodër- Lezhë, patrullat e policisë po kryejnë kontrolle për mjete që dyshohet se janë të vjedhura por janë ende në përdorim nga shtetas të ndryshëm, shtetas të lëvizin me armë apo dhe të tjerë që janë në kërkim.
Mësohet se 6 automjete kanë shoqëruar drejt komisariatatit.
Pasi janë kryer verifikimet janë lënë të lirë pasi pronarët kanë arritur të vërtetojnë pronësinë sa i takon dokumentacionit dhe të ardhurat për blerjen e tyre.