Saturday, November 23, 2024
Home Kronika Të dënuar në Gjermani dhe Belgjikë, OFL vijon me formularët, i kërkon...

Të dënuar në Gjermani dhe Belgjikë, OFL vijon me formularët, i kërkon ‘dy të fortëve’ në Durrës dhe Koplik të deklarojnë pasuritë

0
826

OFL vijon me kërkesat për deklarimin e pasurive duke i kërkuar dy personave të dënuar më parë në Gjermani dhe Belgjikë të plotësojnë formularin.

Më saktë OFL i kërkon A.K, nga Durrësi i dënuar në Gjermani në fushën e narkotikëve të deklarojë pasurinë.

Gjithashtu i kërkohet plotësimi i formularit edhe V.P, banues në Koplik i dënuar në Belgjikë për trafik të qëneve njerëzore.

 

NJOFTIMI I POLICISË

10 shkurt

OFL Vijon Operacioni Forca e Ligjit Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve;

– B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here