Edhe gjatë paradites së sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthejllët. Por sipas Meteoalb mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave fillimisht në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C në 19°C.
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.