“Një shëtitje me Karnivalin”, variete e shoqnisë kulturore “Illyricum”, miq të Shën Françeskut

0
1271

 

 

“Një shëtitje me Karnivalin”, një variete e shoqnisë kulturore “Illyricum” miq të Shën Françeskut erdhi mbrëmjen e së martes e mbushur me bejta, parodi, kenge e skeçe humoristike nga artistët e kësaj shoqërie.

Me libret dhe regji të Zef Ndojës, ajo në fokus kishte goditjen e fenomeneve negative të shoqerisë tonë, por në të njëjtën kohë për të dhuruar momente të veçanta për të pranishmit, brenda të cilave ka vend edhe për reflektim.

Të ftuar special të kësaj mbrëmje ishin “The 4 Band”, ndërsa ajo u transmetua drejtëpërdrejtë nga tv1 channel në kuadër të bashkëpunimeve me provincën Françeskane. Kjo provincë riktheu në vitin 1998 festimet në Shkoder, pas ndërprerjes së gjatë të periudhës komuniste e më vonë viteve të para të tranzicionit politik në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here