40 familje në ish-konviktin e shkollës së ndërtimit, banorët: I kemi blerë në rrugë private që para 20 viteve

0
2515

 

Mes objekteve qe u vendos nga Keshilli i Bashkise Shkoder per te nderruar destinacionin dhe kthyer ne banesa sociale, eshte edhe ish-konvikti i shkolles se ndertimit “Muhamet Gjollesha”.    Ne kete godine jane rreth 40 familje qe kane hyre qe para me shume se 20 viteve. Ata jane njohur me vendimin e këshillit te Bashkise dhe e kane mirëpritur kete vendim, por theksojne se i kane blere keto hyrje, dhe nuk kane përfituar asnje sherbim. Agim Hysa, njeri nder banoret, thote se e ka blere privatisht hyrjen  qe para  21 viteve:

Ndersa nje tjeter banor, Marash Lumaj, thote se para 6 viteve e ka blere ketu nje hyrje te adaptuar me dy dhoma dhe nje kuzhine:

Siperfaqja e kesaj godine 4 kateshe eshte 1163 meter kateror, e cila nga pronesi e Ministrise se Arsimit, kalon ne pronesi te pushtetit vendor. Pas vitit 1997 e ne vazhim, ajo asnjehere nuk u administrua nga shteti, por nga banore te ndryshem qe i pershaten mjediset e saj per banim, per te vazhduar deri ne diten e sotme. Ata presin qe Bashkia t’ua regjistroje dhe te nderhyje per te rregulluar infrastrukturen e jashtme, ndersa per mjediset e brendshme pergjigjen vete. Çdo vendim tjeter, qe e ve ne dyshim qendrimin e tyre ne kete godine, ata jane te vendosur ta kundershtojne !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here