“Të hiqen taksat vendore për 3 muaj”. Bashkia Shkodër i propozon këshillit bashkiak masat lehtësuese

0
1034

 

 

Bashkia e Shkodrës ka propozuar përjashtimin nga taksa e pronës dhe taksat vendore për një periudhë 3 mujore individët, familjet, personat fizik dhe juridik, ambulantë, OJF dhe Institucione publik. Po ashtu ka propozuar që këto kategori të përjashtohen edhe nga kamatëvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave. Këto masa propozohen nga bashkia e kryeqendres së veriut, për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe bizneseve, të cilët po kalojnë ditë të vështira nga situata e krijuar prej koronavirusit. Propozimet do ti kalojnë Këshillit Bashkiak për miratim në të parën mbledhje që do të zhvilloje pas kapërcimit të kësaj situate, ku janë anulluar të gjitha mbledhjet apo takimet me prezencë të lartë personazh.

“Situata emergjente kërkon masa urgjente!
Bashkia Shkodër në krah të qytetarëve dhe bizneseve. Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e  propozimit për marrjen e  vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet,   personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në  territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3,  Lagje 4,  Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç,  Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh): 

A:  Të përjashtohen  nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim,  gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020,  për të  gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve  vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve:

Thuhet në njoftimin e bashkisë së Shkodres të shpërndarë për mediat. Ndërkohë institucioni i prefektit në njoftimin e tij për situatën në këto orë, thekson se deri me date 27 Shkurt kanë hyre në territorin e Qarkut Shkodër rreth 1500 persona nga vendet e infektuara me COVID-19, dhe pas kësaj datë vetëm nga Mali Zi kanë qarkulluar në dy anët e kufirit rreth 1500 shtetas të tjerë deri me datë 15 Mars 2020, gjë që tregon se virusi tashmë mund të jetë në territor. Kjo “Luftë me armikun e pa shfaqur”, COVID -19, nuk dihet sado zgjasë, kërkon që neve të shumfishojmë forcat, të tregojmë më shumë durim për tu përballur me cdo të papritur, por njëkohesisht edhe me reagimin e paduruar të komunitetit me të cilët duhet të tregohemi këmbengulës dhe të kujdejshëm në kërkesën e zbatimit të urdhërave dhe porosive të qarkullimit të kufizuar thuhet në njoftim. Duke kërkuar që institucionet të jenë në lartësinë e duhur, prefektura ju kujton vendimet e qeverisë institucioneve dhe bazuar mbi to të mos ketë tolerime në këto ditë të vështira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here