Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Mali i Zi në 1 qershor hap kufirin me Shqipërinë, MEPJ sqaron...

Mali i Zi në 1 qershor hap kufirin me Shqipërinë, MEPJ sqaron procedurat.

0
852

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi, që prej datës 1 Qershor 2020, ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve

Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Po ashtu, ministria ka bërë me dije se të gjithë shtetasve të vendeve të lartëpërmendura, nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here