Asnjë viktimë nga Covid në një javë, pas 13 muajsh u shënuan veç 2 raste në 24 orë

0
609

Pas më shumë se 13 muajsh luftë me Covid-19, qershori shënoi një rekord pozitiv të pandemisë. Veç rasteve te reja të infektimeve që kanë ardhur çdo dite në ulje, java e parë e këtij muaji është mbyllur pa asnjë viktimë si pasojë e infektimit me virusin.

196 persona ja kanë dalë që përgjatë ditëve të para të qershorit të mposhtin virusin dhe të konsiderohen të shëruar. Java e parë e qershorit ka regjistruar numrin të ulet të totalit të infektimeve ditore që prej fillimit të pandemisë dhe krahasuar dhe me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

59 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar me anë të analizave laboratorike, shifër kjo që në qershorin e vitit që lamë pas ishte 75 të infektuar.

E shtuna ka regjistruar dhe numrin me të ulet të infektimeve ditore me 2 raste, e cila nuk ishte hasur që në 18 maj të 2020, kur është shënuar i njëjti numër rastesh të reja të të infektuarve. Veç 296 persona janë me Covid-19 në të gjithë vendin, prej të cilëve 30 po marrin trajtim mjekësor në spitalin Covid 1 në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here