Deputetja e zgjedhur e PD-së Grida Duma në fjalën e mbajtur sot në konferencën e LDGSH, deklaroi se komunikimi në politikë është tre-çereku i suksesit.

Duma shprehet se nëse politikanët flasin si teknicien nuk i thonë gjë publikut, duke theksuar se bota po shkon drejt një komunikimi gjithnjë e më të thjeshtë.

“Nuk e teproj nëse them që mes zonjash dhe mes grash ka një komunikim më specifik se sa mes zotërinjsh dhe burrash, sidomos sa i përket vështirësive dhe elementëve politikë në komunikim. Të qenit grua në politik përbën herë pas here një diferencë apo një habi në politikë. Pyetja e zakonshme është: çfarë do të thotë të jesh grua në politikë? A thua se është gjë e jashtëzakonshme. Shpesh kam zgjedhur të them që të jesh grua në politik, do të thotë të jesh njeri në politikë. Nuk ka një çështje të gruas e burrit, por të njeriut në politik. Cila është sot sfida më e madhe e komunikimit në fushatat elektorale? Në Shqipëri ne e kemi problem të madh të “bëje mirë, bëje vetë” të çdo gjëje.

Shumë pak kemi shkollë politike që njerëzit të hyjnë në politikë me një trajnim të caktuar, që e bëjnë më të lehtë komunikimin. Komunikimi në politikë është tre-çereku i suksesit. Ka pafund raporte, shifra, statistike, që janë përmbajtje e zhvillimit të politikave por asnjëherë nuk i thonë asgjë publikut. Nëse flasim si teknicien, si profesionistë, padyshim që brenda një rrjeti profesionistësh jeni njerëz të nderuar por brenda komunitetit politik është e vështirë të komunikohet përmbajtja, thellësia dhe ajo që dimë ne në thellësi për politikat e zhvillimit. Problemi më i madh është komunikimi i përmbajtjes nëpërmjet një mënyre të thjeshtë.

 

Bota po shkon drejt komunikimit të thjeshtë. Ne vijmë nga një shkollë me një metodikë ku kemi stilin didaktik të të lexuarit dhe të thënit të gjërave. Ne fjalët e përgjithshme i kemi momentin e parë hyrës në një komunikim. Në qoftë se duam të jemi të qartë dhe produktiv duhet të kemi parasysh që në këtë botë të shpejtë dhe në këtë Shqipëri të lodhur, kur dëgjojmë fjalë të përgjithshme e heqim televizorin. Fjala nuk ka vlerën e vet kur imponohet hipokrizi. Mes fjalës së politikës standarde dhe komunikimit ka një standard që dëgjuesi që është dyshues na thonë hipokrizi”, deklaroi Grida Duma.

 

LEAVE A REPLY