Vera e qetë, kemi kaluar më të keqen/ Brataj: Test të shpejt për turistët nëse kanë simptoma

0
417

 

Pas një jave pa viktima, në 24 orët e fundit është shënuar humbja e parë për muajin qershor nga Covid-19. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu druhet sjelljeve të reja të virusit, por dhe uljes së vigjilencës.

”Do të donim të gjithë që të ishim në fund të pandemisë, por deri tani mund të themi se kemi kaluar më të keqen. Por përderisa pandemia ekziston dhe virusi është mes nesh, duhet treguar kujdes. Edhe në vendet e tjera i kemi parë ulje ngritjet e të dhënave të pandemisë”, tha Brataj.

Ky sezon turistik parashikohet të jetë më i qetë për faktin se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e kanë kaluar sëmundjen ose janë vaksinuar. Për turistët që do të vijnë nga shtete problematike në lidhje me pandeminë, do të aplikohen teste të shpejta, nëse kanë simptoma të ngjashme me Covid-19.

“Do të hapen qendrat shëndetësore tani më 15 qershor dhe këtë vit kemi shtuar në to dhe testet e shpejta nëse do të ketë persona me simptoma”, shtoi Brataj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here