Tiranë, më 08.06.2021

KOMUNIKIM PËR MEDIAT DHE OPINIONIN PUBIK

Në lidhje me mbledhjen e pretenduar të Asamblesë së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë organizuar sot, më datë 8 qershor 2021 nga z. Pjerin Ndreu duam t’ju informojmë se:

Të gjithë përfaqësuesit e bashkive të cilët kanë marrë pjesë në këtë mbledhje, janë së paku prej tetorit të vitit 2019 anëtare të Shoqatës për Autonomi Vendore, e kryesuar nga z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe drejtuar nga znj. Adelina Farrici, Drejtoreshë Ekzekutive.

Ne respekt të lirisë për tu asociouar , liri e sanksionuar në Kushtetutë dhe në Ligjin 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, ne kemi pranuar vendimin e tyre për tu anëtarësuar në një shoqatë tjetër.

Nga ana tjetër, Statuti i Shoqatës së Bashkive, në nenin 8 të tij parashikon se: Anëtarë të Shoqatës së Bashkive mund të jenë të gjitha bashkitë shqiptare të cilat pranojnë statutin e saj dhe që përpiqen të realizojnë qëllimet dhe misionin e Shoqatës si dhe paguajnë rregullisht kuotizacionin.

Ne sjellim në vëmendje se prej momentin të marrjes së detyrës të përfaqësuesve të bashkive në fjalë pas zgjedhjeve të qershorit 2019, ata nuk kanë shprehur vullnetin për të plotësuar ndonjë prej 3 kushteve të parashikuara në nenin e sipërcituar.

Qëndrimi i Shoqatës së Bashkive është se organet drejtuese të saj do të mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Pas këtij momenti Shoqata e Bashkive do të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe statutin  mbi organizimin dhe veprimtarinë e saj.

LEAVE A REPLY