Edhe pse ekonomia shqiptare po jep shenja rimëkëmbjeje,Banka Botërore në raportin ‘Prespektiva Ekonomike Botërore’ parashikon një rritje më të moderuar per shqiperine për këtë viti në 4.4% ndërsa për vitin 2022 në 3.7% duke ulur parashikimin për të dyja vitet me 0.7%.

Ndryshe nga institutcionet ndërkombëtare pritshmëritë e institucioneve në vend janë për një rritje ekonomike 5 dhe 5.5%. Banka Botërore vlerëson në raport se ekonomitë me varësi të lartë nga turizmi, do të vazhdojnë të dëmtohen nga kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare. Ndërkohë, në afatin e mesëm, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut do të nxiten nga përshpejtimi i reformave strukturore në përgatitjen për anëtarësimin në BE, nëse negociatat nuk do të vijojnë të shtyhen më tej.

Ndër vendet e rajonit, Banka Botërore parashikon rritjen më të fortë ekonomike këtë vit për Malin e Zi në 7.1%, ndjekur nga Serbia me 5%, që rezulton kështu ndër ekonomitë që e përballuan më mirë krizën. Nga vendet e rajonit pritshmëritë për rritjen ekonomike janë ulur vetëm për Shqipërinë.

LEAVE A REPLY