Sekuestrim pasurive të të korruptuarve në Shqipëri, ambasada e SHBA: Urdhri i Biden mjet jetik për integrimin e Shqipërisë në BE

0
469

Ambasada Amerikanë në Shqipëri, ka reaguar në lidhje miratimin e Urdhërit  Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden , i cili autorizon përdorimin e sanksioneve për personat që ndikojnë në destabilizimin e  Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se urdhri i Biden është mjet jetik për integrimin e Shqipërisë në BE

“Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.

Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here