Zyrtarët civilë në provincën e Almerisë(qyteti juglindor i Spanjës) kanë arrestuar nëntë persona dhe shkatërruar operacionin e bandës shqiptare të drogës, që po planifikonte të transportonte 400 kg hashash,  duke e fshehur brenda një transformatori elektrik të tensionit të lartë.

Mendohet se kishte destinacion shtetin Italian.

Sipas EuroWeekly News, hetimet zbuluan se banda po përpiqej të merrte nën kontroll fermerët e paligjshëm të marihuanës në të gjithë rajonin perëndimor të Almerisë.

Në një njoftim për shtyp të policisë, raportohet se anëtarët e bandës, të gjithë me kombësi shqiptare, kishin lidhje me Sacra Corona Unita , një organizatë famëkeqe mafioze nga rajoni italian i Pulias dhe po vepronin jashtë rajonit perëndimor të Almerisë.

LEAVE A REPLY