Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

0
448

Dita e sotme do të jetë me diell dhe temperaturat e ajrit vijnë në rritje.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që pritet edhe reshje të izoluara në fragmente të shkurtra kohore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 31°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here