Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetPërzgjedhja e hetuesve të BKH, mbyllet testimi, ja sa kandidatë u kualifikuan

Përzgjedhja e hetuesve të BKH, mbyllet testimi, ja sa kandidatë u kualifikuan

-

 

Mbyllet testimi i aftësive fizike për përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se nga 325 kandidatë pjesëmarrës, janë kualifikuar 210 prej tyre.

BKH ka bërë me dije se kandidatët e kualifikuar, në datën 15 qershor, do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Ndërkohë që bëhet e ditur se testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

NJOFTIMI I BKH

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 10.06.2021, mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.
Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts