Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj njoftoi lehtësimin e masave kufizuese anti covid në burgje duke nisur nga data 14 qershor.

Në një takim me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili, Gjonaj bëri të ditur se nga mesi i këtij muaji, do të rifillojnë takimet e familjarëve me të dënuarit, një herë në muaj për personat madhorë dhe 4 herë në muaj për të dënuarit e mitur, duke respektuar masat anti covid.

“Masat e reja do të fillojnë të aplikohen nga data 14 qershor, për një periudhë e cila do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga të gjithë strukturat shëndetësore dhe nga i gjithë ekipi i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe që konsistojnë konkretisht:

Në rifillimin e lejimit të takimeve të të dënuarve me familjarët me një takim në muaj duke respektuar distancën e sigurisë, kontrollin shëndetësor ku familjari është i detyruar të paraqesë vërtetimin e vaksinimit ose dokumentin e testit se nuk është infektuar me Covid, apo teste që tregojnë se e kanë kaluar Covidin.

Nga ana tjetër do të respektohen të gjitha rregullat anticovid në institucione të cilat do të vijojnë të jenë ende në fuqi.

Për të miturit e dënuar do të lejohen 4 takime në muaj me të njëjtat kërkesa për familjarët,” tha Gjonaj.

LEAVE A REPLY