Deklarata bombë e Berishës: Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD

0
782

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë mbrëmjen e djeshme 8 vite pasi dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike dhe kur deklaroi se nuk do të merrte më detyra drejtuese ka bërë një kthesë 180 gradë për shkak të vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij.

I pyetur nëse “Sali Berisha kurrë më nuk kthehet në pozicione drejtuese…” ai iu përgjigj shkurt: “Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë këtë shprehje dhe e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, por kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia,”  tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here