Goditen dy raste të kultivimit dhe shpërndarjes së kanabisit në Lezhë , 2 në pranga

0
573

Policia e Lezhës ka goditur një rast të tentativës për kultivim kanabisi dhe një rast të shpërndarjes së  lëndëve narkotike në doza.

Në vijim të këtyre operacioneve, policia ka vënë në pranga dy shtetas.

Policia  gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në Rubik, Mirditë.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi  Paulin Gjergji 30 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Nërshenës”, në Rubik, Mirditë.

Ndërsa shtetasi Edison Daja 22 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë është arrestuar pasi u ndalua nga policia dhe ju gjetën 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i tij u bë nën akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here