I shpëton vëmendjes së prindërve dhe bie nga ballkoni, humb jetën foshnja

0
1414

Një foshnjë rreth 1 vjeç humbi jetën mbrëmjen e djeshme, 10 qershor pasi ra nga ballkoni i shtëpisë në veri të Martinsicuro (Teramo) në Itali.

Nga informacionet paraprake mësohet se foshnja i shpëtoi vëmendjes së prindërve të tij tij duke rënë nga ballkoni i shtëpisë, në katin e tretë të një ndërtese.

Foshnja vdiq në çast. Forcat e ndihmës së shpejtë ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk mundën ta shpëtonin. Karabinierët e Alba Adriatica së bashku me kolegët e njësisë operative po hetojnë për të zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan ANSA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here