U kap duke rindërtuar objektin pa leje të shembur te Rana e Hedhun, arrestohet

0
980

Një 36-vjeçar nga Lezha ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke rindërtuar objektin pa leje të shembur te Rana e Hedhun në Shëngjin.

I arrestuari është Bledar Dushku (Delia) banues në Balldre. Ai akuzohet për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit rublik”.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet”.

Para disa ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së, shtetasit Bledar Dushku i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here