BBC: Bimët në malet shqiptare që na mbajnë të rinj, çfarë fshihet pas kremrave mrekullibërës

0
991

Nga Elizabeth Gowing

Ndërsa bimët e egra shqiptare kërkohen ndërkombëtarisht, industria ofron mundësi të mëdha ekonomike dhe pavarësi për gra si Donika Musaj në Kukës.

Ishte një fillim i nxituar për udhëtimin tim të mëngjesit, dhe ndërkohë po kërkoja ndonjë krem kundër diellit. Hipa në autobus, po largohesha nga qyteti shqiptar i Kukësit dhe më kishin paralajmëruar se do të ishte dy orë udhëtim me ‘turbullima’.

Autobusi ishte i mbushur me njerëz. Pasagjerët kishin lëkurë të pastër dhe strukturë të shkëlqyeshme të kockave, që jam mësuar të shoh tek burrat dhe gratë e rajoneve malore të veriut të Shqipërisë.

Për fat të mirë për kureshtjen time, një grua – e cila më vonë u prezantua thjesht si “gruaja e Naimit”, në një tregues të pikëpamjeve tradicionale të zonës ndaj grave – ishte e etur të tregonte të gjithë minibusin për atë që ishte në atë grumbull barishteje që ishte duke u kthyer në shtëpi nga Kukësi.

Pranë meje, një grua kishte një  trastë me bukë të sapodalë nga furra e bukës. Përballë saj ishte gruaja që dëgjova duke debatuar me shoferin për vendosjen e një çarçafi të madh me kërcej dhe lule, disa prej të cilave kishin mbushur dyshemenë e autobusit.

Për fat të mirë dhe për kureshtjen time, njoha gruan e cila mu prezantua si Gruaja e Naimit. Ishte eksperte e bimëve dhe e zonja e çarçafit që po kthehej në shtëpi nga Kukësi. Më tregoi se tashmë bimët kërkoheshin pa kërcell dhe këto të fundit ua jepte dhenve kur kthehej në shtëpi.

“Më thanë pa kërcell! Vitin e kaluar ata ishin të lumtur që kishin kërcell! Por tani me sa duket, nuk është e pranueshme. Kështu që, pjesa e mbetur duhet të kthehet përsëri në shtëpi. Unë ndoshta do t’ia jap deleve,” tha ajo.

Bimët që kishte mbledhur ishin medicinale dhe janë pjesë e një tregu të madh ndërkombëtar. Më tregoi lulen e verdhë që njihej si lulja e gishtit, e cila sapo ta merrje në duar mblidhej si gishtat e dorës. Një euro për kilogram ishte.

“Pra, a dilni të mblidhni lule?” i pyeta.

I gjithë minibusi m’u përgjigj: “Po!

Një tjetër kishte mbledhur lule murrizi. Unë ndërkohë po mësoja më shumë, edhe për fshatin.

Të gjitha lulet që këta koleksioniste mblodhën, përfundimisht u larguan nga malet dhe zbritën në Kukës për t’u shitur për eksport.

Shumë faktorë i bëjnë bimët e mbledhura të egra shqiptare veçanërisht të kërkuara ndërkombëtarisht. Industria ofron mundësi të mëdha ekonomike për gratë që ishin në autobusin tim, megjithëse të korrat e tyre duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare si për shembull të mos kenë shumë material të papërdorshëm – si kërcell.

Kur mbërrita në shtëpinë e familjes Donika Musaj, më shërbyen një çaj të bërë nga boronicat e thata.

“Ne kemi mbledhur 100 kg boronicë vitin e kaluar,” tha Musaj ndërsa piva lëngun e antioksidantëve me kënaqësi.

Kjo familje dhe ato të cilat ndodheshin në autobus ishin vetëm disa nga më shumë se 100,000 familje shqiptare të përfshira në kultivimin ose korrjen e bimëve medicinale dhe aromatike. Në të gjithë vendin, kjo është afërsisht një në çdo shtatë shtëpi të lidhura me këtë sektor, i cili gjeneron deri në 28 milion dollarë në eksporte.

“Eja të shohësh”, tha Musaj dhe më çoi lart për të më treguar kontributin e fundit në atë tonazh të madh bimësh. Ballkoni i saj i sipërm dukej si livadh. Kishte bërë një qilim me lëpusha që thahen në ajrin e ngrohtë të verës. Ajo i kishte lidhur dhe nuk kishte rrezik të binin.

Nga Kukësi, përmes ndërmjetësuesve dhe eksportuesve, bimët e tyre shkonin në kompanitë jashtë vendit që janë të uritura për një cilësi të mirë të “primula veris”.

Përdoren si toners, serume dhe maska sysh me epitete si “shkëlqim” dhe “përsosje e lëkurës”, “shkëlqyes” ose “anti-plakje”, por ato produkte që ne shohim në revistat tona të bukurisë varen nga procesi i tharjes në këto ballkone shqiptare. Mendova për kremin që vura këtë mëngjes dhe pyeta veten se sa orë u desh për ta bërë.

“Ne dalim në orën 8 të mëngjesit deri në ora 18:00 pasdite”, më tha Musaj.

 “Kjo është ajo që ne bëjmë nga maji deri në shtator. Nga tetori, fillon bora dhe nuk ka lule. Prioriteti ynë atëherë janë kafshët.”

Ndërsa udhëtoja edhe më në veri të Shqipërisë, në anë të rrugës gjeta një grup tjetër grash me çehre të freskëta që tërhiqnin gjethet. Ata thanë se kishin udhëtuar nga një fshat aty pranë i quajtur Gruemirë – emri përkthehet si “Grua e Mirë”. Ata ishin duke punuar me helikrium dhe unë pyeta nëse mund t’u bëja një fotografi.

“Po, por të lutem më bëj të dukem bukur”, tha me buzëqeshje njëra prej tyre.

A i detyrohesha ta bëja? Në fakt e kishte në dorë sekretin e bukurisë.

Duke menduar për vajrat dhe petalet e çmuara që ato ofrojnë në një linjë të drejtpërdrejtë për kompanitë tona kozmetike; ka më shumë kuptim për mua – për të gjithë ne. /BBC/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here