Manastirliu: Nuk ka prezencë të variantit Delta në Shqipëri

0
400

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se varianti “Delta” koronavirusit nuk është identifikuar në Shqipëri, por gjithsesi situata është në monitorim.

“Kërcënimi Delta mbetet një kërcënim real, serioz edhe për vendin tonë, në një kohë kur po qarkullon në 90 vende të botës dhe ashtu sikurse evidencat tregojnë, ka një përhapje të shpejtë, të egër, edhe në disa vende europiane edhe në vendet e rajonit. Strukturat tona janë në situatë alerti, për të monitoruar të gjitha rastet. Aktualisht nuk kemi një prezencë të këtij varianti në Shqipëri, pra nuk kemi sinjale laboratorike që tregojnë që ky variant po qarkullon në vendin tonë, por ne jemi duke monitoruar çdo rast, me shumë kujdes”, tha Manastirliu në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here