Temperaturat mbi 37 grade tregtaret e merkates ne Rus vijojne t’i perballojne me çadra dhe çarçafe.

Nje panorame aspak normale kjo, e sidomos ne nje treg i cili supozohet te ishte i ndertuar 3 vitet e fundit. Shitesit thone se kjo nuk eshte aspak normale pasi çdo muaj paguajne taksa. Sikur te mos mjaftojne kushtet skandaloze, per ta pengese jane edhe tregtaret ne rruge te cilet lejohen vete nga bashkia Shkoder.

Aksionet per lirimin e hapsirave publike me shume se asgje tjeter jane nje show mediatik, ndersa premtimi per te vijuar deri ne fund rindertimin e tregut ne Rus ishte nje premtim i pambajtur i bashkise Shkoder. Duke i lene keshtu tregtaret ne mes te vapes dhe te ftohit gjate dimrit nen plastmase dhe çarçafe. Nje treg ky qe tregon edhe nje here investimet e pushtetit vendor.

LEAVE A REPLY