Me përjashtim te segmentit ne qender, pjesa tjeter e pedonales se plazhit te Velipojes i ngjane nje xhungle ! Shkurret dominojne ne gjithe gjatesine e saj, te shoqeruara nga mbeturinat e ndryshme. Megjithse mjaft e frekuentuar nga pushuesit sidomos ne oret e mbremjes, pedonalja faktkeqesisht eshte teresisht jashte vemedjes se Bashkise Shkoder per tu mirëmbajtur dhe pastruar ! Thua se kjo nuk eshte pjese e territorit te plazhit, nderkohe qe ka nje rendesi te madhe si per pushuesit ashtu dhe imazhin e Velipojes ne teresi. Kete e pohojne edhe vete pushuesit, te cilet pretendimin kryesor gjithnjë e kane per me shume pastërti e sistemim te mjedisit, ku pedonalja eshte kryesorja.

Duket per Bashkine Shkoder mjaftojne kontratat per stacionet e plazhit qe te mbledhin taksat, ndersa per kujdesin qe ka per detyre te tregoje ne mirëmbajtjen e mjedisit qe fillon me pastertine dhe sistemimin e gjithçka publike  ne kete plazhe, nuk do t’ia dije !

Asaj nuk i ben aspak përshtypje pedonalja e kthyer ne xhungel, nderkohe qe pushuesit kane mendim diametralisht te kundërt. Nuk e justifikojne aspak mungesen e vëmendjes qe tregohet ndaj mjedisit ne Velipoje, kur si kete plazh nuk ka edhe nje te dyte ne Europe, thekson nje pushues nga Kosova qe ka lëvizur ne dhjetra shtete.

LEAVE A REPLY