Afati kohor midis dy dozave të vaksinës ruse mund të arrijë deri në 180 ditë

0
450

 

Intervali midis dozës së parë dhe dozës së dytë të vaksinës ruse Sputnik-V, mund të arrijë deri në 180 ditë, tha sot Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), duke cituar institutin që zhvilloi vaksinën.

Fondi theksoi se intervali më i gjatë midis vaksinave siguron një përgjigje imunitare më afatgjatë.

Kompania RDIF, e cila promovon vaksinën ruse, tha për Reuters se intervalet më të gjata midis dozave sigurojnë një përgjigje më të mirë imunitare.

“Zgjatja e intervalit të lejuar midis dozës së parë dhe të dytë të vaksinës Sputnik-V nuk ka të bëjë me shitjet ndërkombëtare“, tha zëdhënësi i RDIF, kur u pyet nëse vendet në të cilat shitet vaksina ruse vendosën të zgjasin intervalin, për shkak të vonesave në lidhje me furnizimin e vaksinave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here