Shkoder, urgjencat shendetesore, Dajti: Deri ne 120 raste gjate 24 oreve, probleme gastro-intensinale deri tek ato kardiake

0
144

Bashke me rritjen e temperaturave jane shtuar edhe rastet qe paraqiten prane urgjences se spitalit rajonal Shkoder ku kerkohet ndihma e mjekut. Per te perballuar fluksin, si ne spital ashtu edhe ne qendrat shendetesore te zonave turistike deri me 15 shtator punohet me staf te shtuar. Ne spital paraqiten masatarisht ne 24 ore, 100 deri ne 120 raste, thuajse dyfishi i dy javeve me pare.

Aksidentet ne kete periudhe mbajne rekordin, ndaj apeli qe bejne mjeket per drejtuesit e mjeteve eshte qe te shmangin perdorimin e alkoolit dhe te respektojne rregullat e qarkullimit.

Keshillat e bluzave te bardha vijojne te jene te njejta per evitim te daljeve ne temperature ekstreme si dhe konsumimin e lengjeve dhe ushqimeve te fresketa. Nevojat per ndihme mjeksore nisin qe nga moshat pediatrike, dhe deri tek moshat e treta te cilet paraqiten me tension apo probleme te ndryshme kardiake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here