Vllaznia – Siroki Brijeg sot në oren 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”

0
701

Në oren 21:00, Vllaznia në stadiumin “Loro Boriçi” do të synojë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg, ku në ndeshjen e parë u mposhtën me rezultatin 3-1.

Në konferencën e djeshme për shtyp zv/trajneri Elvis Plori tha se ka optimizëm për të kthyer rezultatin dhe kjo i mbush me shpresë.

Plori: Duhen shumë gjëra për të fituar. Duhet të jemi kërkues dhe agresiv për të shënuar shpejt, por edhe të jemi të kujdesshëm, pasi do na godiste në çdo aspekt. Do bëhej dyfish më e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur, të jemi agresivë dhe racional.

Në krah të trajnerit të dytë, Plori në konferencën për shtyp ishte edhe mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili i cili vuri theksin te forca e tifozëve për të arritur përmbysjen në “Loro Boriçi’ ndaj Siroki Brijeg”.

Ai tha se gjithçka mund të ndodhë nëse ekipi tregohet agresivë.

Adili: E dimë se duhet të përgjigjemi pozitivisht. Jemi optimist për ndeshjen e nesërme sepse tifozët janë arma më e fortë e Vllaznisë dhe besoj se ardhja e tyre na gëzon shumë sepse na kanë munguar shumë gjatë këtyre dy viteve.

Me ta do jemi më të fortë dhe mund t’ia dalim bashkë. Shanset janë të mëdha. Ata na kanë shënuar tre dhe ne mund t’i shënojmë atyre gjithashtu. Mrekullia është mes nesh dhe ne mund të besojmë. Ndeshjen e fundit nuk ishim agresiv dhe kjo na penalizoi.

Një numer i lartë tifozash shkodran kane blerë biletat për të qënë në mbështetje të skuadres të Vllaznisë në stadium. Ndeshja e pare kjo e luajtur me një numër të lartë tifozash si pasojë e covid19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here