133 viktima nga përmbytjet në Gjermani, disa qytete nën “pushtetin” e ujit

0
576

 

Situata nga përmbytjet në Gjermani vijon të jetë kritike. Numri i viktimave është mbi 133, ndërsa qindra të tjerë janë ende të zhdukur.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steninmeier, tha se kishte mbetur i “shtangur” nga shkatërrimi i shkaktuar nga përmbytja dhe premtoi mbështetje për familjet e prekura.
“Në orën e nevojës, vendi ynë qëndron i bashkuar. Është e rëndësishme që ne të solidarizohemi me ata nga të cilët përmbytja ka marrë gjithçka”, tha Steninmeier

Zyrtarët paralajmëruan që shifrat e viktimave mund të rriten akoma. Rreth 1,300 njerëz në rrethin Ahrweiler të Rheinland-Pfalzit mbeten të pagjetur, megjithëse përpjekjet për t’i kontaktuar ata po pengoheshin nga dëmtimi i rrjeteve telefonike.

Për shkak të përmbytjeve janë bllokuar rrugët në disa komuna dhe në disa qarqe autoritetet kanë shpallur gjendjen e katastrofës. Duke iu referuar përmasave, përmbytja në fjalë po konsiderohet si më e rrezikshmja e shekullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here