Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por në zonat malore priten edhe stuhi shiu afatshkurta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 28°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 35°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në mbi 3 ballë.

LEAVE A REPLY