Në mbledhjen e Kuvendin Kombëtar, të Partisë Demoktatike, është mbajtur një minutë heshtje për viktimat që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Në mbledhjen e ditës së sotme, 7 mijë e 500 delegatë janë thirrur për të miratuar ndryshimet në statut dhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar.

“Të dashur demokratë dhe demokrate, të dashur mbështeësh e simpatizantë, të nderuar anëtare dhe anëtare, të dashur bashkëqytetarë, të rinj dhe të reja, jam krenar që ndodhem mes jush në këtë sallë që e lartësoni dhe e zbukuroni me mbështetje. Ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje për jetët e humbura për shkak të COVID-19.

Zoti iu dhënte paqe shpirtrave të tyre dhe iu dhëntë forcë familjeve të tyre. Një bIlanc tragjik që bëhet edhE më pikëllues prej indinjatës, ku lotëve të familjarëve, iu kundërvihet propaganda e qeverisë. Kur shqiptarët kishin nevojë për ndihmë, iu ofruan gjoba.”- tha Basha.

LEAVE A REPLY