Pas perfundimit te by passit, bashkia Shkoder ka perfunduar edhe nderhyrjen ne rrugen “Daniel Mozali”. Një punë që ngjan e kryer me shpejtësi dhe gjysmake, pasi rruga ka pësuar ngushtime duke e bërë të pamundur ndërrimin e dy automjeteve, ndërsa trotuaret vështirësisht të kalueshme për një person.

Duke lënë menjëanë ujrat e zeza, për të cilat banorët thonë se zgjidhja është e pjesshme, rruga – ndriçimi dhe trotuaret janë në parametra jo të duhura, edhe pse u shpresua që me ndërhyrjen gjendja do të ishte krejt tjetër.

Investimi është kryer nga fondet e bashkisë Shkoder dhe ka kapur vlerën e 10 milion lekëve, por rezultati përfundimtar lë për të dëshiruar në këtë pikë dhe komuniteti shprehet hapur i pakënaqur me punën e kryer.

 

LEAVE A REPLY