Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Kemi përgjegjësinë për të luftuar pranë qytetarëve, e vetmja shpresë për shqiptarët

0
561

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar të kësaj forcë politike, ku ka shprehur mirënjohjen për delegatët që përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë.

Basha thotë se tashmë kanë përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, sepse sipas tij janë e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshimin.

“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim,” shkruan Basha në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here