Vranë ish-bankierin italian gjatë grabitjes, arrestohet një nga vëllezërit shqiptarë, i sekuestrohet dhe arma e krimit

0
962

Policia italiane ka arrestuar një nga dy vëllezërit, të dyshuar për vrasjen e një  ish-menaxheri banke në pension gjatë një tentative grabitje mbrëmjen e të shtunës.

Siç raportojnë mediat vendase, në pranga ka rënë Paulin Meçaj 31-vjeç.

Giovanni Caramuscio, 69 vjeç, u qëllua me armë zjarri dhe u vra në Lequile, në provincën e Leçes, ndërsa po tërhiqte para nga një ATM.

Ngjarja ndodhi në sy të gruas së tij që po e priste në makinë. Mësohet se viktima ka bërë rezistencë ndaj grabitësve dhe njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë dy herë në gjoks.

Arma e përdorur në krim, një pistoletë Beretta, u gjet në shtëpinë e Meçaj gjatë kontrollit të policisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here