Ne Shkoder eshte konfirmuar rasti i pare me grip shpendesh.Ne fshatin barbullush menjehere pas kryerjes dhe verefikimit te analizave agjensia e veterinarise ka bere asgjesimin dhe groposjen e 130 krereve.

Preci thote se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo qe tashme eshte e sugurte ka te beje me izolimin e fermes dhe parandalimin e mundesise se transmetimit te infektimeve pasi prej 1 jave jane bllokuar edhe tregjet.

Cdo fermer i cili shet shpende duhet te jete i pajisur me 2 certefikatat e vaksinimit dhe ate te sigurise me qellim parandalimin e rasteve te tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën. Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet vetëm përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë. Ferma e konstatuar edhe dezinfektuar sipas parametrave te sigurise te autoriteteve shendetesore./TV1-CHANNEL/

 

LEAVE A REPLY