Aeroporti i Tiranës jep lajmin e rëndësishëm për personat që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

0
1139

 

Greqia ka vendosur me detyrim plotësimin e formularit PLF 24 orë para udhëtimit për qytetarët që udhëtojnë drejt Athinës dhe Kretës. Aeroporti i Tiranës ka dhënë lajmërimin për të gjithë të interesuarit që do të udhëtojnë drejt vendit fqinj.

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

Ju lutem gjeni formularin në këtë link:

https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.

Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here