Meta uron besimtarët myslimanë: Mirësi, mirëkuptim, paqe dhe dashuri në familjet tuaja

0
512

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar festën e Kurban Bajramit, një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë.

Meta përmes një statusi në “Facebook”, bëri thirrje për sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati e dashuri në familje.

“Gëzuar Kurban Bajramin! Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht europiane! Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit! Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë, korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe arbitraritetin dhe të kujdesemi e të mendojmë më shumë për të mirën e përbashkët, jetimët, të moshuarit, të vetmuarit, të sëmurët dhe për këdo në nevojë. ‘Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve)  por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj’. Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here