Krahas kampionatit të Tajkundosë që ka një shtrirje masive në të gjithë vendin, Federata Shqiptare e Arteve Marciale po aplikon vitet e fundit edhe një disiplinë tjetër, atë të “Mix Martial Arts”, ose e thënë në gjuhën popullore dyluftimi në kafaz. Një disiplinë kjo që në fakt për herë të parë në vendin tonë e aplikoi 4 vite më parë sportisti shkodran, Dorian Dokaj, i cili i përgatitur nga trajneri Elion Puka korri suksese të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare. Shembullin e shkodranit Dokaj, që sot konkuron me sukses në kampionatet e arteve marciale të Shteteve të bashkuara të Amerikës po e ndjekin sportistët e rinj të Vllaznisë. Një gjë e tillë është pasqyruar në Kampionatin Kombëtar të “Mix Martial Arts” organizuar në Tiranë me pjesëmarrjen e ekipeve më të mira të Shqipërisë. Nën drejtimin e trajnerit Elion Puka dhe zv. trajnerit Gramoz Hasa, Vllaznia arriti rezultate të shkëlqyera duke qënë absolute qoftë në konkurimin ekipor si dhe në atë individual. Me 8 ndeshje të mbyllura me 8 fitore, Vllaznia eshte kampione absolute duke lënë prapa me diferencë të theksuar pikësh ekipet rivale./TV1-CHANNEL/

LEAVE A REPLY