Italia vendos kufizime për qytetarët e pavaksinuar kundër COVID

0
741

 

Personat që nuk janë vaksinuar do të përballen me kufizime në Itali. Qeveria do t’u ndalojë atyre hyrjen në restorante, klube të natës, palestra dhe stadiume sportive.

Gjithashtu po shqyrton kufizimin në qasje në trena dhe udhëtimet ajrore brenda vendit. Për të mundësuar qasjen në këto vende dhe shërbime publike, qytetarët do të duhet të tregojnë “pasaportën shëndetësore të imunitetit”, që vërteton vaksinimin ndaj Covid-19 ose rezultatin negativ të një testi. Banorët e Romës janë të ndarë lidhur me aplikimin e kësaj mase.

Rritja e rasteve të reja me Covid-19, për shkak të variantit Delta që përhapet më shpejt, po i jep një shtysë tjetër programit të vaksinimit në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here