Çdo dite prane qendres se informimit ne Shkoder kerkojne informacion 30 deri ne 50 turiste! Ndryshe nga vitet e tjera ku shkodra ishte me shume vend tranzit dhe destinacioni ishte Mali i zi, kete vit pjesa me e madhe e tyre kerkojne te flene 2 apo 3 nete! Rina Xhuxha cileson nje tjeter risi ardhjen e turisteve jo vetem nga vendet e Bashkimit Europian por edhe Egjypti dhe Pakistani.

Hanna Wiktor dhe djali i saj Levann kane ardhur nga polonia, ata po zhvillojne nje tur ne te gjithe Shqiperine.

 “Kemi ardhur nga Polonia, vendosem te vizitojme Shqiperine pasi u informuam se kishte sezon free covid! Se pari shkuam ne jug, ndersa tashme i jemi rikthyer veriut te Shqiperise! Shkodra po na pelqen shume, arkitektura eshte e vecante dhe u mahnitem me pedonalen! Kemi ndeshur njerwz te mire dhe shume te dashur! Mendoj qe ka vlen ardhja jone ketu! Tani po nisemi drejt Thethit, mezi po presim qe te bejme shtegun drejt Valbones!Shqiperia vend i mire”

Thethi vijon te jene ne top listen e atraksioneve ku pjesa me e madhe e vizitoreve duan te informohen per rrugen, ate cfare ofron si dhe kalimin e shtegut Theth- Valbone! Ndersa me qytet pervec muzeve dhe kalase, liqeni i Shkodres mbetet i preferuari i tyre./TV1-CHANNEL/

 

LEAVE A REPLY