Rama, Zaev dhe Vuçiç takim virtual: Ky është Ballkani i ri Europian, takimet tona për të përmirësuar jetën e qytetarëve

0
652

 

Paraditen e sotme Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim virtual me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili do të mbahet më 29 korrin në Shkup.

Lajmin e ka bërë me dije, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i cili publikoi edhe një fotografi nga takimi përmes rrjetit të tij social Facebook.

Postimi i plotë i Zoran Zaev:

Sot në mëngjes pata një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e organizojmë në Shkup më 29 korrik.

Lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here