Komuna e Tuzit! Camaj: Asnje qeveri nuk ka vullnet te mire, “Mungon bashkepunimi mes Tuzit dhe Shkodres”

0
664

Shqiptarët e Malit të Zi vijojnë të jenë të harruar nga ana e shtetit amë. Komuna e Tuzit është një prej këtyre njësive që përballet me vështirësi të shumta dhe reagimet e politikës në Shqipëri e Kosovë, vijnë vetëm pas rritjes së presioneve. Nikoll Camaj, kryetar i lidhjes demokratike të Malit të Zi dhe njëherazi përfaqësues i komunës së Tuzit tregon se lobimi më i madh për mbështetje është bërë tek ndërkombëtarët.

Si për ironi të fatit as me Shkodrën e Malësinë e Madhe që janë bashki kufitare nuk ka bashkëpunim. Camaj apelon që Tirana zyrtare të jenë më pranë shqiptarëve në këtë shtet.

Bashkëpunimi mes Tuzit dhe Shkodres vecanërisht në aspektin turistik mund të ishte disa herë më i frytshem, por ende nuk ka një vullnet të mirë në këtë aspekt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here