Mbyllja 1 javore në pikun e turizimit në Mal të zi, reagon Aleksandar Dabovic: Vendim i gabuar dhe i pamenduar

0
1511

Si pasojë e ndryshimit të situatës epidemiologjike, Mali i Zi ka marrë vendim që të ndalojë punën klubeve të natës dhe diskotekave, edhe në ambiente të mbyllura edhe në ato të hapura, deri më 2 gusht.

Po ashtu, janë ndaluar edhe festivalet muzikore, por edhe tubimet masive në hapësira të mbyllura.

Nga 2 gushti do t’u lejohet sërish puna, por vetëm për të vaksinuarit, së paku me dozën e parë të vaksinës, për ata të cilët kanë testin negativ PCR apo dëshminë dhe në 180 ditët e fundit janë shëruar nga koronavirusi.

Ky vendim i marrë në mes të pikut të turizmit veror, është kundërshtuar nga punonjësit dhe pronarët e bizneseve të zonave turistike, ku sipas tyre po vënë në pikëpyetje mbijetesën e shumë qytetarëve. 
Në lidhje me ketë vendim ka reaguar edhe politikani Aleksandar Dabovic, ku e cilëson si një vendim të gabuar dhe të menduar në mënyrë të pamjaftusheme dhe veçanërisht për komunën e Ulqinit që ka një numër të ulët të rasteve me covid.
Aleksandar Dabovic: Jam pranë dhe plotësisht i mbështes hotelierët, pronarët e diskotekave, klubeve, bareve dhe të gjithë të tjerët të cilëve është vënë në pikëpyetje mbijetesa për shkak të masave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publike të Malit të Zi.
🔐 Mbyllja e përkohshme e këtyre bizneseve për 7 ditë, në mes të pikut të sezonit, është një vendim i gabuar dhe i menduar në mënyrë të pamjaftueshme, sidomos për komunën e Ulqinit në të cilën pothuajse nuk ka njerëz të infektuar.
❌ Komuna e Ulqinit nuk mund të bëhet dëm kolateral i politikave të paarsyeshme të autoriteteve shëndetësore!
✅ Duhet urgjentisht të mundësohet puna e papenguar në mënyrë që të parandalohen humbjet e mëdha financiare. Masat preventive duhen të aplikohen menjëherë, e jo të pritet deri më 2 gusht, sepse jemi në pikun e sezonin dhe çdo ditë është e rëndësishme.
📢 U bëj thirrje qytetarëve dhe turistëve që kalojnë pushimet në qytetin tonë që të respektojnë masat e përcaktuara për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distances, dhe u bëj thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë bërë ende, në veçanti të rinjtë, të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, duke mbrojtur kështu veten dhe të tjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here