Dita Ndërkombëtare e Rinisë,Kushi: Prioritet i qeverisë në 4 vitet e ardhshme dhe në vizionin ‘’Shqipëria 2030”

0
688

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një urim me anë të një video-mesazhi për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Kushi thotë se rinia do të jetë prioritet i qeverisë në 4 vitet e ardhshme dhe në vizionin ‘’Shqipëria 2030’’.
Sipas saj, është detyrë dhe përgjegjësi që mos ndalen asnjëherë përpjekjet për të rinjtë si dhe synohet rritja e standardeve të tyre.

“E me të gjitha këto synojmë pa dyshim jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rritjen e standardeve, por edhe pajisjen tuaj me dije e aftësi të konkurrueshme me të rinjtë e të rejat në BE. Prandaj, bashkë me ju, dhe për ju, punëve të mira të realizuara vitet e fundit, do t’i shtojmë akoma më shumë energji e politika që synojnë drejtpërdrejt progres dhe një të ardhme më të mirë këtu, në Shqipërinë tonë të dashur” – cilëson ministrja Kushi në video-mesazhin e saj.

NJOFTIMI NGA MASR
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka uruar të rinjtë në “Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”.

 

 

Në mesazhin e saj, Ministrja Kushi thekson se ditë të tilla të shënuara i kujtojnë vendimmarrësve dhe gjithë shoqërisë se çdo ditë e vitit është e rëndësishme për mbështetjen e të rinjve.

“Është në detyrën dhe përgjegjësinë tonë që të mos i ndalim për asnjë moment përpjekjet për ju”- nënvizon ajo.

Duke rikujtuar që institucioni që drejton është edhe ministria e të rinjve, Kushi shprehet e kënaqur që rinia është dhe do të jetë një nga prioritetet e qeverisjes, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por edhe në vizionin “Shqipëria 2030”.

Ky vizion, sipas ministres Kushi ka të bëjë me arsimim më cilësor, më shumë mundësi punësimi sipas nevojave të tregut, shanse të barabarta, në mënyrë që pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje dhe jetën publike në vend të rritet.

“E me të gjitha këto synojmë pa dyshim jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rritjen e standardeve, por edhe pajisjen tuaj me dije e aftësi të konkurrueshme me të rinjtë e të rejat në BE. Prandaj, bashkë me ju, dhe për ju, punëve të mira të realizuara vitet e fundit, do t’i shtojmë akoma më shumë energji e politika që synojnë drejtpërdrejt progres dhe një të ardhme më të mirë këtu, në Shqipërinë tonë të dashur” – cilëson ministrja Kushi në video-mesazhin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here