Pjese e qendres turistike te Vermoshit, eshte edhe ringritja e muzeumit te zones. Pas përfundimit te godines, kompletimi me objektet muzeale eshte nje proçes qe vazhdon çdo dite. Kompletohet me veshjet kombetare te banoreve te alpeve, me fotografite njerëzve me te shquar te ketyre aneve qe jane bere te njohur nder breza me veprimtarine e tyre atdhetare, me dokumentacionin qe eshte ruajtuar nga familjet e Kelmendit e objekte te tjera arkivore. Ndonse ne hapat e pare, muzeumi ka tërhequr vemendjen e vizitoreve e turisteve qe kalojne pushimet gjate veres ne alpet shqiptare. Fiorentina Tinaj, nje e re e pasionuar pas tradites se Kelmendit ne veshjet tradicionale, u tregon deri ne detaje vizitoreve per zbukurimet e kostumeve kombetare, te gjitha keto origjinale dhe jo te imituara:
Krahina e Kelmendit kete vere po vizitohen nga turiste te shumte, pas me 15 muaj kufizimesh per shkak te pandemise se covid 19. Dhjetra bujtina nga Tamara, ne Gropat e Selces dhe ne Lepushe e Vermosh – kurora turistike e alpeve shqiptare, jane ne dispozicion te turisteve vendas dhe te huaj. Se paku 700 vizitore ne dite pushojne ne kete zone, nderkohe qe kohet e fundit me hapjen e vendkalimit kufitar te Grabomit, eshte shtuar ndjeshem lëvizja drejte ketyre bukurive natyrore te paperseritshme. Fakti qe mesatarisht vetem nga Grabomi qarkullojne 500 autovetura ne dite, eshte nje tregues domethenes per rritjen e numrit te turisteve ditet e fundit ne Krahinen e Kelmendit./TV1-CHANNEL/