Agjencia shkencore amerikane: Korriku 2021, muaji më i nxehtë në botë i të gjitha kohërave

0
863

 

Korriku ishte muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, kështu njofton agjencia federale shkencore dhe rregullatore amerikane.

Të dhënat tregojnë se temperatura e kombinuar e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit ishte 0.93C mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 15.8C.

Kjo është temperatura më e lartë që kur ka nisur regjistrimi 142 vjet më parë.
Rekordi i mëparshëm, i vendosur në korrik 2016, ishte i barabartë në 2019 dhe 2020.

Ekspertët besojnë se kjo vjen për shkak të ndikimit afatgjatë të ndryshimit të klimës.

Në një deklaratë, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike tha se “dallimi i pashmangshëm” i korrikut përbën një arsye madhore përc tu shqetësuar.

“Ky rekord i ri tregon rrugën shqetësuese dhe përçarëse që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin”, tha një zyrtar i këtij institucioni.

Temperatura e kombinuar e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit ishte 0.01C më e lartë se rekordi i vitit 2016.

Në Hemisferën Veriore, temperatura e sipërfaqes së tokës arriti në një shifër “të paparë” 1.54C më të lartë se mesatarja, duke tejkaluar një rekord të mëparshëm të vendosur në 2012.

Të dhënat gjithashtu treguan se korriku ishte muaji më i nxehtë i Azisë i regjistruar, si dhe i dyti më i nxehti në Evropë pas korrikut 2018.
Deklarata e Admistratës tregoi një hartë të “anomalive” të rëndësishme klimatike në korrik, e cila vuri në dukje se aktiviteti global i cikloneve tropikale këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i lartë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here