“Tregohu një herë burrë”/ Tenori nga Kosova i bën thirrje Edi Ramës: Thuaj jo Bregoviçit! Zgjidh kë të duash, jo Cetniket

0
2234

Tenori i njohur, Ramë Lahaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të anulojë performancën e Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë.

Në postimin e tij në rrjete sociale thotë se mund të zgjedhë kë të dojë nga artistët, përfshirë edhe Lahajn vetë, për të festuar me muzikën e bukur shqipe.

“Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë”, është kërkesa e Ramë Lahaj.

Ndërsa për vështirësitë me të cilat mund të përballet Shqipëria, Lahaj thotë me bindje se “mos i raftë me u provu në të keq se të madh e të vogël aty i ka.”Postimi i plotë

Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!

Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe.

Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!

Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!

Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here