Kompania Mars reagon për produktet e bllokuara: Ato që përmbajnë oksid etileni nuk janë në raftet e dyqaneve

0
5940

Kompania e akulloreve Mars Wrigley, ka reaguar duke sqaruar lajmet në lidhje me tërheqjen nga tregu të akulloreve të kësaj marke.

Sipas kompanisë tërheqja nga tregu për shkak të pranisë së oksidit të etilenit, nuk vlen për të gjitha produktet por vetëm për një pjesë të tyre.

Sipas kompanisë, Mars Wrigley të prekur nga urdhëri i BE për heqjen e produkteve që përmbajnë oksid etileni janë vetëm akulloret e kësaj marke të cilat janë hequr nga pikat e shitjes më 5 gusht 2021 dhe ato nuk janë në raftet e marketeve, ndërkohë po bashkëpunohet me autoritetet përkatëse të sigurisë ushqimore për informimin e konsumatorëve mbi mungesën e këtyre produkteve.

Asnjë prej markave, produkteve, kodeve të serive, ose datave të skadencës të tjera të Mars Ërigley, ku përfshihen dhe çokollatat e kësaj marke nuk janë prekur nga kërkesa e Bashkimi Europian për heqjen nga tregu të produkteve që përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etileni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here