Djegia e mbeturinave! Naten dhe diten, tym ne Bardhaj, asnje mase nga institucionet…

0
1919

 

Ura e Bardhajve nuk eshte kthyer vetem ne destinacion te hedhjes se mbeturinave ku prej vitesh ngjan me kontinier, por tashme edhe ne djegien e tyre.

Djegia e plehrave në këtë lagje ka bërë që zona përreth kontenierëve të mbeturinave të ndotet nga tymi. Disa banorë tregojnë se ky fenomen ka filluar të përsëritet shpesh, por akoma nuk kanë mundur të gjejnë personat përgjegjës që shkaktojnë një akt të tillë të shëmtuar. Pavarësisht se kontenierët e mbeturinave janë të mbushur deri në grykë, ky fakt nuk është arsye për t’i vënë flakën shprehen ato. Një situatë e tillë nuk i ka rënë aspak në sy institucioneve përgjegjëse të cilat herë pas here janë gjendur përballë këtij fenomeni.

Çdo dite Shkodra zgjodhet e mbuluar nga shtellunga te medha tymi, ku djegia e tyre eshte masive ne Rrethina, por edhe ne Gur te Zi. Ndëshkimi administrativ me gjobë do të ishte më e pakta që mund të bëhej kundrejt personave të papërgjegjshëm, por as kjo nuk ndodh në një kohë që duhej të ishin vetë institucionet ato që marrin masa për të ndaluar rrezikun e vazhdueshëm që I kanoset mjedisit dhe shëndetit të banorëve në fshatin Bardhaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here